Rreth Nesh

Mirë se vini në Vreshta.al!
“Vreshta” është një shoqëri distribucioni dhe platformë online e cila synon të jetë prezent në botën dixhitale të tregut të verave. Këtu keni mundësinë të zbuloni dhe blini verërat më të mira nga prodhues dhe kantina vere të mirënjohur nga e gjithë bota, në oferta unike dhe t'i dërgoni ato drejtpërdrejt dhe të sigurta në derën tuaj.
Kush jemi ne?
Ne jemi një grup i apasionuar pas botës së pafundme të verës përbërë nga ekspert enolog dhe të teknologjisë, të cilët punojnë ngushtë me kantinat e verës, duke zgjedhur me kritere të caktuara midis mijëra verërave me qëllim t'ju ofrojmë më të mirën dhe përshtatshmen sipas shijeve tuaja.
Cili është qëllimi ynë?
“Vreshta” nuk ka vetëm si qëllim të shesë apo promovojë produktet e shumëllojshme dhe shërbimin cilësor. Kjo platformë është krijuar për të sjellë ke ju lehtësi zgjedhjeje dhe udhëzime ekspertësh për filtrimin, vlerësimin dhe shijimin e verës dhe pijeve alkolike më të preferuara dhe unike nga çdo vend e rajon.
Blog
Zbuloni Blog –un tonë ku në mënyrë periodike do t’ju mbajmë të përditësuar me informacione të vlefshme, si prodhimtari, shoqërimi me ushqimin e duhur apo këshilla praktike për degustuesit e zakonshëm.
 
Ju lutem shfletoni katalogun tonë të produkteve e partnerëve dhe shijoni një gotë kudo që ndodheni!
Rrugëtimi juaj në këtë botë të pafundme sapo ka filluar!

Logo Blog