Food & Wine Pairings
Zbuloni çiftimin më ekzotik për këtë fund vere: Pasta Carbonara & Aveleda Alvarinho&Loureiro.
Po ndajmë me ju recetën vegjetariane Pasta Carbonara, perfekte për tu shoqëruar me verën blend Alvarinho&Loureiro. Për të bërë këtë recetë, ju duhet:
4 persona | 30 min
PËRBËRËSIT:
300 g spageti
Uji Kripë
4 gjethe sherebeli
50 g djathë parmixhan
Piper i zi për shije
2 luge caji me vaj
2 thelpinj hudhër
200 g proshutë të tymosur
PËRGATITJA:
Ziejini spageti në shumë ujë të valuar me kripë për kohën e treguar në paketë. Përzieni të verdhat, djathin e grirë dhe piperin në një tas. Ngroheni vajin në një tigan të madh me hudhrën e grimcuar dhe shtoni proshutën e prerë në shirita të hollë. E lëmë të skuqet derisa të bëhet krokante. Shtoni spageti me pak ujë nga gatimi dhe të verdhat e vezëve me djathë parmixhan. Miksojmë të gjitha shumë mirë dhe shtojmë më shumë ujë nëse është e nevojshme. Dekoroni me gjethe sherebele dhe shërbejeni të spërkatur menjëherë me djathë parmixhan të grirë dhe piper të zi të bluar.
Çiftojeni këtë pjatë të shijshme me Aveleda Alvarinho&Loureiro nga dyqani jonë.
Shijoje!
Shijoje!