Verërat e Portugalisë trendi më i ri për vera cilësore dhe aspak të shtrenjta

Verërat e Portugalisë trendi më i ri për vera cilësore dhe aspak të shtrenjta

Verërat që bëhen në Portugali kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme vetëm në pak vitet e fundit, dhe janë me të vërtetë trendi i momentit.

Portugalia një bum shitjesh në 2020 dhe parashikohet një rritje edhe më e madhe në 2021. Vendi i vogël, bregdetar mesdhetar, por po zë edhe më shume peshë kur bëhet fjalë për prodhimin e verërave më të mira çdo vit. Në vitin 2019, kur prodhimi i përgjithshëm i verës në botë ra me 10%, Portugalia kryesoi listat globale me një rritje të vëllimit prej 10% krahasuar me vitin e kaluar.

Por vetëm statistikat nuk e tregojnë tërë historinë. Verërat e Portugalisë janë në rritje, sepse ato janë shumë të mira dhe kryesisht të lira.

Trashëgimia dhe tradita luajnë një rol të madh në jetën e përditshme në këtë vënd. Prodhuesit e verës janë po aq të etur për të diskutuar mbi artin, kulturën dhe traditat e ushqimit, sa janë përpunimi i verës në tenxhere të lashta amforash antike. Shihet një respekt i madh për tokën, bujqësinë biodinamike dhe ruajtjen e botës së egër.

Portugalia ofron një vlerë të mahnitshme, më së shumti në verërat e saj të bardha të lehta dhe të përballueshme të Vinho Verde dhe Minho. Ndërkohë që këto të bardha janë perfekte për t’u shijuar gjatë gjithë verës, muajt e freskët të dimrit të cojnë drejt verërat e kuqe. Por Portugalia edhe këtu ka zënë një pozicion të mire. Vendi ofron shumë lloje verasht të kuqe të përballueshme dhe cilësore.

Në kontrast me verërat e bardha të ndritshme dhe acide, verërat e kuqe të Portugalisë shpesh janë të theksuara me strukturë të fortë dhe aromë të errët të frutave. Ato janë bërë nga të dy rrushët indigjenë si Touriga Nacional dhe varietetet ndërkombëtare si Merlot.

Kthehu te blog