Ndërsa temperaturat janë në rritje, freskia është ajo që kërkojmë ... një verë që do të heq etjen dhe të japë një ftohje të freskët në gotën tënde.
Tipikisht, një e kuqe e rëndë si Cabernet apo Primitivo nuk do të të bëjë pune. Çfarë mendojnë ekspertët tanë të verës se cilat janë disa nga verërat më të mira për të pirë në mot të nxehtë? Verërat e lehta, zakonisht verërat e bardha, dhe është me të vërtetë çështje shije se cila do të jetë e preferuara juaj e shërbyer e ftohtë.
Më poshtë disa udhëzime se çfarë duhet të dini për shërbimin e një vere të freskët.
1. Sigurohuni që të ftohni verën sipas kënaqësisë tuaj. Shihni 5 mënyra për të ftohur shpejt verën.
2. Rosé ose Pinot Noir janë të kuqet që ju duhen. Ato janë verërat më të lehta të kuqe, delikate, freskuese. Roze shërbehet më së miri e ftohtë, dhe është një etiketë goxha e përdorur keto kohë.
3. Merrni një varietet të lehtë të Sauvignon Blanc, Pinot Grigio dhe Viognier. Këto të bardha miqësore janë të pazbuluara, me një ndjesi delikate të gojës dhe aromë të këndshme të frutave. Ata janë shumë të përshtatshme edhe pa shoqërim me ushqim.
4. Jini të vetëdijshëm për preferencat tuaja të strukturës në Chardonnay. Nëse doni një Chardonnay që të mundë nxehtësinë, zgjidhni një Chard të pa vjetëruar në dru lisi, pa strukturën e rëndë dhe të butë të fermentimit malolaktik. Është mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të mundur nxehtësinë, dhe e shkëlqyeshme me një sallatë ose ushqim deti.
5. Verërat me karbonizim mos harroni ti ftohni mirë. Një verë spumante apo me karbonizim të ulët do t'ju shpërblejë me flluska të vogla që ngjiten në majë të gotës tuaj, gaz i lezetshëm dhe aroma të akullta dhe të këndshme të frutave. Mos harroni, një shampanjë me metoden artizanale apo një vinho verde klasike është zgjedhja juaj e duhur.
Pi një gllënjkë, rri duarkryq dhe le të kalojë nxehtësia me verëra të freskëta kësaj vere.