Kalo te detajet e produktit
1 nga 1

Vreshta

Chateau Le Monteil d'Arsac

Chateau Le Monteil d'Arsac

Çmimi normal Lek 3,200 ALL
Çmimi normal Çmimi me zbritje Lek 3,200 ALL
Zbritje Mbaruar
Taksa e përfshirë. Shipping llogaritur në arkë.

 Viti: 2012

 Rajoni: Haut-Medoc, Bordeaux, France

Rrushi51% Cabernet Sauvignon, 49% Merlot

 Volumi i alkolit: 13.5%

 Temperatura e serviries: 16 - 18°C

Çiftimi i ushqimit: Përshtatet shumë mirë me mishin e kuq te viçit, te qengjit, mishin e shpendeve dhe djathëra të vjetëruar.

Degustimi: Château d'Arsac tradicionale, konsiderohet si një nga pronat më të vjetra të verës në rajonin Medoc, Bordeaux, me më shumë se 900 vjet histori. Në një nga Châteaux de Bordeaux më të vjetra, Châteaux D'Arsac, lind përsosja e kësaj të kuqe të bukur nga Crus Bourgeois. Vreshtat e kësaj kështjelle historike janë brenda dy prej apeleve më të njohura të rajonit, Margaux dhe Haut-Médoc. Të dyja ofrojnë verëra me prestigj të madh. Prandaj, Le Monteil d'Arsac është një verë Haut-Médoc, me veçori nga terroiri i "motrës së saj Margaux", si në forcën e frutave ashtu edhe në taninet e mëndafshta. Hardhitë në fjalë janë mesatarisht njëzet vjeçare dhe shtrihen në tokë ranore të përzier me zhavorr të trashë dhe gurë të vegjël. Kjo përbërje ofron mineralitet dhe ndihmon në reflektimin e ngrohtësisë së ambientit, duke rritur temperaturat dhe duke favorizuar pjekjen perfekte të frutave, që është baza ideale për shtamet e kësaj vere, 51% Cabernet Sauvignon dhe 49% Merlot. Në gotë, ngjyra e saj është e errët si nata. Ofron aroma të luleve ekzotike, një prekje të mentes, duhanit dhe notave grafit. Në gojë është komplekse, vjen si mëndafshi dhe i mbushur me shije të këndshme të boronicës, manaferrës dhe një prekje të lehtë çokollate. Aciditet i shkëlqyer, me tanine prej kadifeje dhe tërheqëse.

*Sugjerohet dekantimi rreth 1 ore.

 

 

Shikoni detajet e plota