Lopez De Haro Rioja Reserva
Lopez De Haro Rioja Reserva
Viti: 2017
Rajoni: Rioja, Spain
Rrushi: 85% Tempranillo, 15% Graciano
Volumi i alkolit: 13.5%
Temperatura e servires: 16 - 18 °C
Çiftimi i ushqimit: Perfekte me mishin e kuq të pjekur në skarë, gatimet me përmbajtje kërpudhe dhe erëza pikante.
Çmimet: International Wine & Spirit Competition/ Silver Medal
The Drinks Business Rioja Masters/ Silver Medal
Wine Contest/ Gold Medal
Mundus Vini/ Gold Medal
James Suckling/ 91 pike
Robert Parker/ 92 pike
Degustimi: Reserva nga López de Haro është një përzgjedhje prej dy lloje variteti rrushi nga vreshtat e vjetra, një klasik elegant i Riojas. Verë në ngjyrë të kuqe rubin me nuancë tulle, që tregon maturimin e saj të gjatë në fuçi lisi dhe vjetërimin e qetë në shishe qelqi. E fuqishme në hundë me aroma primare të frutave të kuqe të shoqëruara me nota komplekse pikante dhe balsamike dhe një prekje të lehtë vanilje. E balancuar në shije, një verë e rrumbullakët dhe e qëndrueshme, me tanine të plota dhe të ëmbla, duke i dhënë verës një perfundim të gjatë dhe të këndshëm.
*Vjeteruar 20 muaj në fuçi lisi franceze dhe amerikane.